Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa e saj për përcaktimin e kohëzgjatjes së debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se PS kishte propozuar që debati të zgjaste 90 minuta, por më deklaroi se pranojnë kërkesën e Partisë Demokratike që minutazhi të jetë 150 minuta.

“Kjo duhet të vijë me shkrim, përpara. Duhet ta ndiqni me letra. Jo të çohet njëri këtu në mëngjes dhe të thotë; ore do ta bëjmë këtë këtu! Bashkë me zotin Këlliçi të ulemi dhe të gjejmë një moment dhe më pas ta diskutojmë. Tërhiqemi nga kërkesa jonë 90 minuta, por te 150 minutat, që ka qenë kërkesa e PD, me kushtin që të ruhet koha”, tha Balla.