Kryeministri Edi Rama thotë se në javën e parë të tetorit, që njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se shërbimi ofrohet falas në gjithë vendin.

“Mirëmëngjes dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook