Në sezonin ne ri të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit.
Zgjedhjet sa i përket Tiranës, sipas tij ishin të jashtëzakonshme, për faktin se kryeqyteti mbeti pa kryebashkiak për shkak të, siç e quajti, “një zhvillimi brutal të drejtësisë”.
“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak.
Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.
Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u cua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.