Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Komisariatit të Policisë Nr 2, në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bluve i riu ka kërcënuar një punonjës policie për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan shtetasin D. S., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.