Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Eduart Merkaj zhvilloi takimin e parë prezantues me stafin e institucionit pas marrjes së detyrës.

Gjatë fjalës së tij z. Merkaj prezantoi vizionin dhe prioritetet kryesore të drejtimit, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në ushtrimin e misionit të Agjencisë.

Në vijim të takimit ai kërkoi bashkëpunim të ndërsjelltë dhe angazhimin e çdo punonjësi, si një element thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të publikut.