Çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet një temë shumë komplekse, me rrënjë të thella historike dhe politike që lidhet me pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet multietnik. Në fakt pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte.
Shqiptarët kanë parti politike të tyre tradicionale si BDI, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa. BDI ka qenë në qeveri për më shumë se një dekadë si dhe mbetet një parti tradicionale e me shpirt kombëtar. Rezultati i zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën solli fitore për një koalicion i krijuar në vitin 2024 (VLEN) dhe që do ti garantojë qeverisë maqedonëse qetësi në pushtet, falë votave që pala maqedonase hodhi për VLEN.
Të të votojë maqedonasi një parti shqiptare, kjo mbetet e habitshme, sepse përherë ata kanë qenë armiq të kauzave shqiptare.
Swiss Digital Desktop Reklama
Koalicioni VLEN është një koalicion politik që përfaqëson një pjesë te komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut (RMV) e cila duke qenë shtojcë e pushtetit aktual maqedonas po konkuron forcat ekzistuese shqiptare, siç është BDI. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, e ka analizuar tepër saktë atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e së dielës, ai e ka thënë përpara zgjedhjeve (shiko videon e mëposhtëme) se VLEN (koalicioni i disa partive shqiptare) do të marr vota maqedonase për hir të qëndrimit në pushtet të VRMO DPMNE.
Zgjedhjet lokale shënuan një fitore bindëse të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE. Ngjashëm është edhe rezultati në krahun e partive shqiptare në koalicion me maqedonasit. Por kjo mënyrë bashkëpunimi e fshehtë me kryeministrin maqedonas e partive shqiptar me emrin “VLEN” tamam vlen vetëm që të përfitojë të jetë në qeveri, por është në thelb TRADHTI E MADHE e kauzës shqiptare.
Kandidatët e koalicionit VLEN fituan në komunat Haraçinë, Bogovinjë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair.
Koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit, kishte deklaruar se zgjedhjet do të ishin një referendum kundër shumicës qeverisëse, e në veçanti ndaj VLEN, aleatit shqiptar të VMRO DPMNE-së. Në fakt BDI nuk mori më pak vota, madje pak më shumë por kryeministri maqedonas urdhëroi elektoratin maqedonas të votojnë për partinë VLEN që e ka na koalicion qeverisës.
Në nivel kombëtar, si VLEN ashtu edhe BDI i kanë cilësuan votimet e së dielës si një referendum simbolik se kush duhet të përfaqësojë shqiptarët në një vend ku ata përbëjnë me shumë se një të katërtën e 1.8 milionë banorëve.
VLEN shihet si partner i VMRO‑DPMNE-së, por kjo e dielë tregoi se maqedonasit votuan partitë shqiptare, kur në zgjedhjet paramentare ata kanë votuar partitë maqedonase.
Pra VLEN u votua nga maqedonasit dhe shpall se mbron çështjen shqiptare!
(shiko videon se çfarë ka parashikuar Thaçi i shqiptarëve të Maqedonisë)