Erion Veliaj ka marrë fjalën këtë të premte gjatë seancës plenare të Kushtetueses për ankimin e tij ndaj shkarkimit nga qeveria dhe Presidenca.

Veliaj: Në Republikën tonë ka disa monopole. Për shembull, policia ka monopolin e forcës, monopolin e armëve të rënda e ka ushtria, e njeh ligji; monopolin e dhënies së drejtësisë e ka gjykata. Siç e kam kuptuar, shkatërrimin e një jete publike e ka Prokurori i Posaçëm — mund të shkatërrojë jetën publike. Ju nuk prisni një vendim gjykate, por atë që i shkatërron jetën publike dikujt i jepni prioritet, për të sakrifikuar një kryetar bashkie dhe jo monopolit të gjykatës.

Edhe në botën e egër ka disa kode. Fjala vjen, nëse je një tufë pulash dhe të vijnë hienat, pulat e tjera vrapojnë dhe e lënë pulën që ta hanë hienat. Por në një tjetër habitat, elefantët i sulmojnë hienat. Pra, jeni pula apo elefant kjo është pyetja. Ju anoni të mbështesni prokurorinë që shkatërron jetën e dikujt apo gjykatën që pret vendimin?

Përfaqësuesi i qeverisë: Objekti i gjykimit është shkarkimi në ligj, ndaj nuk kam ç’të shtoj.