Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme, më 1 tetor ka miratuar disa vendime ndër të cilat edhe emërimin e anëtarëve, përfaqësuesve të pushtetit qendror në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ai është emëruar zëvendësministër i Financave. Erjona Bejleri është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave.
Sipas vendimit të marrë dje Blendi Gonxhja është miratuar si ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është miratuar Andis Salla. Ervin Demo është ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor ndërsa Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit.