Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës.
Nga qershori i vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit qarku Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e drejtuesit dhe më pas është transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.
Ai iu nënshtrua procesit të vettingut dhe kaloi në të dyja shkallët si i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit. Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua nga KPK.
Pasi komisioneri publik kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, me pretendimin se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti e një sipërfaqe toke, në vitin 2022, gjyqtari u cilësua i pastër nga Kolegji i Posaçëm i Apelit. Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.
“Gruaja e tij shpresonte se do të shkarkohej, sepse mbase do ti dilte me mire ne aspekt ekonomik dhe do te kishte me shume kohe te qendronte me familjen, pasi punonte deri ne orën 4 te mëngjesit, por besoj për Astritin ishte si mision”, u shpreh miku i gjytarit, Alban Zusi.
Ai është vlerësuar me “shumë mire” për vitin 2005-06 dhe 2007-09. Pra, Kalaja ishte një gjyqtar karriere. Megjithatë, ky ishte Astriti në aspektin profesionale, në aspektin njerëzor, ishte një person shumë i dashur, sipas miqve e shokëve të tij.
Kalaja ishte tipik shkodran, ai ishte shumë i lidhur me Shkodrën. E dashuronte qytetin e tij të lindjes dhe thuajse çdo fundjave shkonte në qytet për të qëndruar dhe takuar miqtë e tij. Nuk ndahej dot prej qytetit të tij të lindjes. Nuk u nda as në banesën e fundit, kur eshtrat e tij, gjetën prehje pikërisht në këtë qytet.
Gjyqtari ishte në një moment të mire të jetës së tij, ishte më i plotësuar se ishte bërë gjysh. Shkruante emocionet e tij në letër dhe diçka të tillë e bënte shpesh për përditshmërinë. Kalaja nuk nguroi të përshkruante emocionet për dashurinë e re për nipin e porsalindur. Këto vargje, shpesh ia niste miqve të tij.
“Jam bërë gjysh. Pas 14 ditësh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. I uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin.Me fjalët e mia, me përkëdheljet e mia, si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.
Ishte shume bukur. Ndjeva një lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falënderoj Zotin qe me dhuroi këtë moment te paqtë. Mu duk se zëri im i dha qetësi, siguri”