Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark është konfirmuar si dëshmitari i fundit në mbrojtjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës. Kërkesa për dhënien e dëshmisë së tij është paraqitur zyrtarisht. Ekipi mbrojtjës i ish-presidentit të Kosovës, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, ka siguruar edhe një leje të posaçme nga qeveria e SHBA-së që të japë dëshminë e tij në seancë.

Clark drejtoi fushatën 78-ditore të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe që kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve, duke luajtur një rol kyç në largimin e regjimit të Beogradit nga Kosova. Për këtë arsye, dëshmia e tij konsiderohet kyçe dhe pritet të sfidojë akuzat e Prokurorisë së Hagës kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Në përputhje me Urdhrin e Dhomës së Gjykimit të datës 2 shtator 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se ka marrë autorizimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lejon dhënien e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, gjeneral Ëesley Clark.”, thuhet në shkresë.

Kjo do të jetë dëshmia e dytë e ish-gjeneralit amerikan në një process gjyqësor në Hagë që lidhet me konfliktet e armatosura në Ballkan. Në vitin 202 ai dëshmoi në gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviç që akuzohej për krime lufte. Mbrojtja e Thaçit pritet të të përfundojë në nëntor.