Ylli Manjani ka reaguar për debatin e fundit, mbi Gjykatën Speciale dhe protestat pro UÇK-së.
“Mortja e disa personave është shpëtim për të gjallët.
Një nga këto raste, nga i cili veçanërisht bota shqiptare ka shpëtuar me vdekjen e tij, është Dick Marty.
Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë. Duhet shpikur një rreth extra.
Një ngatërrestar, dallaveraxhi, zhumues e mashtrues në dëm të shqiptarëve si ai nuk kishim parë këto vitet e fundit, në kohë paqe kuptohet.
Ai futi helmin mashtrues antishqiptar në axhendat perëndimore. Këto të fundit imponuan gjykata të tipit Nüremberg.
Në fakt, Gjykata Speciale që iu imponua Kosovës është më e keqe se Nurembergu, sepse ky i fundit dënoi hitlerianët, jo hebrenjtë…
Gjykata Speciale është fatkeqsi institucionale mbi dhé. Një forum plot me Dick Martsa, që janë të karikuar me mllef antishqiptar. Një gjykatë që s’ka lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Me të vërtetën jo e jo.
Ndoshta Kosova duhet ta abrogojë atë ligj që çon qytetarët e saj në skrutinitet anti shqiptar.
Padyshin Republika e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë që të delegjitimojë sa me shpejt atë proçes antinjerëzor e antikonventë. I gjithë shteti shqiptar duhet të vihet në lëvizje. Të gjithë politikanët që kanë lobistë personalë, le t’i përdorin për këtë rast se i bëjnë shërbim kombit.
Kjo nuk është çështje pëlqyeshmërie apo jo për personat që janë nën akuza aty, por është çështje dinjiteti kombëtar.
Po jam për protestën e sotme dhe për protesta pa ndalim deri në triumf të llogjikës, të të drejtës, të vërtetës”, shkruan Manjani.