Eduart Brahilika është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Matit.

Brahilika është zyrtarizuar nga demokratët për garën e 9 Nëntorit.

Ai do të kandidojë përballë kandidatit Altin Bojni nga Partia Socialiste.

Eduard Brahilika është i diplomuar për drejtësi dhe aktualisht punon si avokat, ndërsa më herët ka mbajtur poste të ndryshme në administratën publike si Drejtor i Burgut në Burrel, i Shërbimit të Provës dhe i Zyrës Juridike në Bashkinë Mat në kohën kur drejtohej nga kryebashkiaku Nezir Rizvani.