Pasi KQZ mori vendimin ditën e sotme për mos regjistrimin si kandidat për Bashkinë Vlorë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit të Gjergji Nikës, ky i fundit ka ankimuar vendimin në KAS.

Në një shkresë drejtuar KAS, Nika kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së dhe regjistrimin e tij si kandidat të pavarur për Bashkinë Vlorë.

Ai pretendon se ka dorwzuar dokumentacionin e kwrkuar dhe se KQZ po interpreton nw mwnyrw tw gabuar ligjin.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në arsyetimin e vendimi objekt ankimi pretendon të shkrijë në një dispozitë të vetme duke kërkuar nga ankuesi që të zbatojë në të njëjtën kohë pikën 3 dhe pikën 4 të nënit 70 ndonëse këto të fundit, sikurse arsyetuam edhe më lartë, janë pika përjashtuese të njëra tjetrës dhe të papajtueshme mes tyre.

Në përfundim duke vlerësuar se vendimi objekti ankimi është pasojë e interpretimit të gabuar të ligjit material si dhe duke vlerësuar se nga ana e ankuesit është depozituar në formën e kërkuar nga ligji i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshmë vendore të datës 09.11.2025 në Bashkinë Vlorë”, shkruhet nw ankimin e Nikws.

KQZ refuzoi kanditaturën e Gjergj Nikës me argumentin që edhe pse si këshilltar, nuk kishte nevojë të mblidhte firma, ai duhet të paraqiste një komitet nismëtar për t’u regjistruar si i pavarur.