Altin Bojni është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se javën e ardhshme pritet të mblidhet Kryesia e PS, e cila do të miratojë zyrtarisht këtë kandidaturë, së bashku me kandidaturat për pesë bashkitë e tjera ku më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet.