Në Top Story, Top Channel kanë folur dy analistët lidhur me vendimine e Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë.
“Gjykata Kushtetuese ka mbajtur një qëndrim të konsultuar me PS. PS e di shumë mirë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese, edhe atë që do të marrë më 31 tetor. Ky është një vendim që nuk jep asnjë përgjigje të ankimit. E ndan dekretin në 6 pjesë ndërkohë që është një i vetëm. E lë në datën 31, kur krijon kaq shumë ekuivokë, saqë PS thotë që zgjedhjet do të mbeten. Siç e thamë mbrëmë data 9 nuk do të preket, ata e dinë edhe datën edhe vendimin. Edhe që me 1 nis fushata e përfundon me 7 pastaj”, tha Enton Abilekaj.
“Mesazhi i Ramës tregon që të vetët ti mbajë të karikuar, dhe nëse Veliaj shkarkohet merret vendimi, dhe nuk do t’i lërë të rrijë në pauzë sepse ka ndezur motorët. Berishës i ka pëlqyer që u mor ky vendim dhe për këtë arsye e përgëzoi. PD ka marrë vendim të nxituara sa i përket zgjedhjes së kandidatit dhe nuk është gati. Opozita ka marrë frymë lirshëm ndërsa pozita ka shtuar presionin për të mos rënë në qetësi”, u shpreh Flogert Muça.