Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar marrëveshjen e re dy vjeçare me trajnerin e përfaqësueses, Franco Foda. Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodës në krye të ekipit është nënshkruar zyrtarisht nga presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Me marrëveshjen e re, Foda do ta drejtojë skuadrën e Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Franco Foda e mori drejtimin e Kosovës më 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr ekipin në 17 ndeshje deri tani, duke arritur 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje.

Kosova gjithashtu është në garë për një vend në Kupën e Botës 2026, me nëntorin që do jetë një muaj deçiziv.