Qeveria europiane e futbollit, UEFA, i është shtuar institucioneve me emër në glob duke i uruar Shqipërisë 113 vjetorin e Pavarësisë!
Në postimin e bërë në rrjetet e saj sociale, UEFA, ka uruar Federatën Shqiptare të Futbollit për ditën e shënuar duke vendosur theksin në eventet e organizuara në vendin tonë dhe ato që pritet të mbahen në muajt e ardhshëm.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, na dhuruat një #EURO U17 2025 të paharrueshëm. Tani po përgatisni EURO U21 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane”, shkruan UEFA duke treguar edhe një herë se sporti është një urë lidhëse mjaft e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Europës.




















