Partia Demokratike ka pësuar humbjen e radhës.
Në të pesë bashkitë, socialistët kanë fituar me rezultat të thellë.
Ndaj Spartak Ngjela me të drejtë pyet, edhe sa kohë Sali Berisha do të qendrojë kryetar i Partisë Demokratike.
“Saliu i humbi të pesta bashkitë.
Ende do të qëndrojë ky si kryetar i Partisë Demokratike?
Hahahahaha.
Turp !
Se politika ka një rregull: kur nuk të do populli, duhet të largohesh nga politika.
Po Saliu?
Ai tani ka hallin e pronave që ka vënë familja kur ai ka qenë kryeministër.
Komedi është kjo, sigurisht.
Po ku ka fytyrë korrupsioni!
Po ligji çfarë do të bëjë”, shkruan Spartak Ngjela.




















