Arrestimi i Veliaj sigurisht është një ndër ngjarjet më të forta të tranzicionit! Ndoshta vite më parë askush nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte e aq më pak që mund t’i ndodhte pikërisht Veliajt, i cili dukej i gjithëpushtetshëm, aq shumë sa ndoshta nuk po njihte më as veten e tij.

Ai mori një pushtet të vrullshëm, brenda pak viteve, nga hiçi, pa dinasti e pa’ trashëgimi! Ndoshta është e vërtetë kur disa thonë se si nuk ishte fare socialist e ndoshta nuk kishte fare as i majtë! Ai, le të themi, shpiku shoqërinë civile në Shqipëri duke e kthyer në alternativë politike ose më saktë duke e projektuar në optikën e pushtetit dhe në shërbim të politikës!

Veliaj mund të jetë socialist për aq sa ka qenë realisht komunist Enver Hoxha, por të dy patën nevojë për filozofi politike për të realizuar ëndrrën e pushtetit dhe karrierën politike.

Veliaj kishte një mbështetje të madhe në mediume publike e mediatike e kjo lidhej me garancinë e pushtetit që kishte! Pas arrestimit të tij, shumë prej tyre as nuk e zënë më me gojë e jo më t’a mbështesin! Madje, e braktisën edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak që janë atyre falë mbështetjes politike të Veliajt.

Është e njohur se në politikë nuk ka miq, por nëse disa qëndrojnë, kur të gjithë të tjerët të braktisin ose të tradhtojnë, do të thotë se ata do të jenë edhe në mundësinë e ringritjes! Hitleri tentoi të merrte pushtetin me grusht shteti, u arrestua dhe u dënua dhe këtë të fundit e përdori si kauzë për t’u ringritur dhe e rinisi me ata që nuk e tradhtuan edhe kur ishte pas hekurave dhe në fakt disa prej tyre e mbyllem po më të në njërën formë tragjike! Njerëzit që besojnë në kauza dhe ideale, pavarësisht se mund të jenë të mira apo të këqija për shumicën, thuajse kanë gjithmonë sukses në politikë.

Me arrestimin e Veliajt, shumë filluan të aludonin se ishte fundi i tij dhe nuk mund të rikthehej më! Unë, kur jam pyetur, kam thënë se: “kurrë mos thuaj kurrë në politikë”, por kam argumentuar se do të jetë një betejë e vështirë për të! Kam argumentuar se mbi të gjitha do të varet nga forca dhe vullneti i vetë Veliajt dhe çfarë kërkon të jetë në të ardhmen!

Përtej parashikimeve, Veliaj, duke mos pasur për të humbur asgjë nuk iu dorëzua diktatit të Partisë e as të liderit të saj dhe vendosi të përballet!

Sigurisht përballja në Kushtetuese, thuajse përtej parashikimeve të shumicës, do të mbetet në historinë e tranzicionit si një ndër përballjet me epike e një kryebashkiaku në burg kundër Qeverisë dhe Presidencës dhe duke i mundur të dy këto gjigant të institucioneve shtetërore.

Nuk mendoj se Veliaj e dërgoi në Kushtetuese çështjen e shkarkimit të tij jo vetëm me argumentin se nuk kishte çfarë të humbiste, por mendoj se e ka bërë si një rizgjim për të fituar lirinë e tij politike duke rigjetur veten që e kishte fshehur nën hijen e liderit të Partisë.

Vendimi i Gjykatës, ka shumë gjasa të ndryshojë shumë ekuilibra dhe mund t’i ofrojë Veliaj një perspektivë që ndoshta shumica nuk e kanë besuar e as nuk e besojnë! Veliaj ka prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë!

Beteja juridike është e vështirë, sepse nga akuzat e Spak thuajse askush nuk ka shpëtuar pa u dënuar e kjo lidhet ndoshta edhe me faktin se i ngrënë akuzat me profesionalizëm dhe me fakte të pakontestueshme! Megjithatë, përsa kohë Veliaj ka prezumimin e pafajësisë, nuk përjashtohet mundësia të të dalë edhe i pafajshëm! Nëse kjo do të ndodhë, ka shumë gjasa që Veliaj të kthehet si lider duke marrë PS dhe duke dominuar politikën për disa vite! Thonë se mund të përsërisë historia e Nanos!

Çfarë mund të ndodhë nuk mund t’a dimë dot, por tashmë është fakt se Veliaj nuk e Ka me shaka betejën e tij ndaj liderit që e mbështeti në karrierën e tij politike.

Në politikë nuk duhet themi kurrë e për pasojë të shikojme çfarë do të ndodhë! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Veliaj ka rikthyer rendin kushtetuese e padyshim me favorizuari është pikërisht ankimuesi!