Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka deklaruar në emisionin “Trialog” se SPAK nuk ndjek axhenda politike në ndjekjen penale apo hetimin e zyrtarëve të lartë.
I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, se ka një akuzë që vjen në drejtimin tuaj që jeni një lloj peshoreje kompensuese politike të të dyjave kampeve, dhe njërën prej tyre e keni dëmtuar elektoralisht, kjo edhe për shkak të masave që keni zbatuar kryesisht me lidershipin e opozitës gjë që duket se zhbën diferencën kryesisht me zyrtarët e hetuar nga kampi tjetër ku shumica kanë qenë Ish-funksionarë të së shkuarës ose nuk i keni dëmtuar në momente decizive elektorale, e pranoni deri diku këtë akuzë? E keni bërë me Berishën në fushatë, e keni bërë me burgosjen e Metës në kohë zgjedhjesh, e keni bërë me Fredi Belerin tre ditë para zgjedhjeve, Dumani u përgjgj se SPAK nuk mat temperaturat e politikës për të ngritur akuzat.
“Ne nuk kemi axhendë politike dhe si institucion para se të ngrejmë një akuzë apo para se t’i drejtohemi gjykatës me kërkesë për caktim mase, nuk matim temeperaturat politike. Çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme dhe nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi ne i drejtohemi gjykatës dhe ju prezantoni rastet të cilët janë hetuar me masë sigurimi por ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike”, tha Dumani.
Ai vuri në dukje se SPAK nuk sheh “me përkatësi politike. Ka plot raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë dhe tjetra; nuk është i vërtetë konstatimi juaj që ne ushtrojmë ndjekjen penale që janë zhveshur nga pushteti edhe nga ato që përmendët ju që prokuroria e Posaçme ka ushtruar ndjekjen penale duke marrë të pandehur apo duke kërkuar masë sigurimi për persona që kanë qenë në krye të detyrës”.
Po flasim për përfaqësues të opozitës në këtë rast!?
Altin Dumani: Jo në krye të detyrës si përfaqësues të mazhorancës!
Si rast përjashtimor ju do të përmendi z. Veliaj
Altin Dumani: Jo vetëm, edhe z. Beqja, ishte drejtor i SASPAK kur u ushtrua ndjekja penale ndaj tij.
Megjithëse nuk ishte dosja e sterilizimit që e çoi në qeli!?
Altin Dumani: Ishte një hetim tjetër, por i SPAK-ut




















