Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News, u shpreh se në zgjedhjet e mbajtura në pesë bashkitë në vend, deri më tani rezultatet tregojnë një fitore të jashtëzakonshme të PS, me 80 %.
Gjatë intervistës, Mahmutaj u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha, thënë se ishte personi kryesor që “vrau PD”.
“Nga rezultatet kemi një fitore të jashtëzakonshme të majtës. Opozita nuk pati asnjë kauzë, nuk paraqiti asnjë kauzë. Kandidatët e saj që prezantoi i la në “mëshirë të fatit”. Nuk i mbështeti as për fushatë elektorale dhe as në forma të tjera, duke i lënë krejt jetim. Ata nuk arritën dot të nxirrnin njerëzit për të votuar. Opozita që kryesohet nga zoti Berisha po ikën gjithnjë më poshtë dhe kur të mbarojë numërimi nuk do ta kalojë 12 %. PD e vrau përfundimisht Berisha. E vrau ai që mendohej se ishte krijuesi i saj, që e kishte “pjellë” të tij, ndërkohë që doli të ishte kopili i saj. Ai mori në qafë dhe shkatërroi opozitën e një vendin”, tha Mahmutaj.




















