Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar të premten një kërkesë për mocion me debat në Kuvend lidhur me situatën e kriminalitetit në vend. Kërkesa vjen pas ngjarjes së 11 nëntorit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.
Në kërkesën e dorëzuar, PD i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet pastrimi i parave të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit dhe veprat publike.
Deputetët që firmosën kërkesën janë Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Isuf Çelaj, Blendi Himçi, Klodjana Çapja, Fidel Kreka dhe Klit Hoti. Sipas PD, krimi i organizuar ka kapur jo vetëm ekonominë, por edhe jetën politike të vendit.




















