Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste, është shpallur fitues në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Mat, të mbajtura këtë të diel. Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, Bojni falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar rezultatin si një përgjegjësi të madhe për të ardhmen e bashkisë.

“Ne më gjithë këtë mbështetje që na kanë dhënë gjithë banorët e Bashkisë Mat, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të jenë një e ardhme shumë e mirë e mirë dhe të vazhdojmë me këtë ritëm dhe më këtë ritëm të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të ketë një prodhhim sa më të mirë” – tha Bojni.