BBC Travel i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e publikuara në BBC, ndërsa shton se në artikull veçohen recetat tradicionale të gjysheve shqiptare.
“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan kryeministri.




















