Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një bisedë live në rrjetet sociale, por njoftimi i tij është pritur me një lumë kritikash nga qytetarët.

Në komentet e shumta, ndjekësit i kërkojnë Berishës të shkojë në SPAK dhe të përballet me drejtësinë për çështjen e 21 Janarit, pasi kreu i PD-së, megjithëse fletëthirrja i ishte dërguar në tre adresa, nuk u paraqit të premten për të dhënë llogari për krimin shtetëror të asaj dite.

“Shko në SPAK përballu me ata”, shkruan një qytetar.

“A të zën gjumi rehat për vrasjet që ke porositur kur ishe në pushtet?”, shkruan një tjetër komentues.

“Z.Sali Enver Protopapa bën mire që nesër në 12.00 mos bëj bashkëbisedim në rrjete sociale me simpatizantët por shko paraqitu në SPAK për të dhënë përgjigje për 21 Janarin se boll po na bilbilon në Parlament nëpër studiot televizive dhe rrjete sociale dhe në foltoren e PD”, shkruan një tjetër.

“Frikacak dhe i paburrë, mashtrues epik nuk ke nga i dredh në SPAK do
përfundosh”.

“Pyetja ime është shumë e thjeshtë pse nuk shkon të pleqërosh i qetë ato vite që të kanë ngelur? Je shumë i vjetër për të sjellë frymë të re në Shqipëri, je një ish-komunist që e ke shkatërruar mjafteshëm atë vend, ca të ka ngel pishman pa i bë, cdo gje ia ke bërë? Burgun ta kursyen, ik gëzo ato nipër e mbesa që ke, lerja vendin të rinjve se na e ke nxi jetën!”, shkruan një tjetër qytetar. /TemA/