Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka përgenjeshtruar Sali Berishën për deklaratën e tij se Gilmando Dani, që u vra në një atentat më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit, kishte qenë bodyguard dhe financues i fushatës së tij. Sipas Berishës, Dani ishte krahu i djathtë i ish-ministrit Ervin Hoxha.
Në një reagim në rrjete sociale, ministri thotë se deklarata e Berishës është një gënjeshtër dhe se Gilmando Danin nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë dhe se emrin e tij e ka dëgjuar në lajme. Më tej, ministri e ironizon edhe për gafën që bëri teksa tha se Dani ishte krahu i djathtë i Ervin Salianjit.
E paralajmëron gjithashtu se do të përballet në gjykatë me çdo akuzë publike që ka bërë.
“Fake News. Lajm i Rremë. Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, ka shkruar ministri Gonxhja.




















