Në një intervistë për TAR, Salianji u pyet se sa krenar është për Dumën, pyetje të cilës ai iu përgjigj pa hezitim: “Jam shumë krenar. Është fat dhe pjesë e botëkuptimit tim.”

Ndërsa i përket martesës, Salianji tha se nuk do të thotë që dy njerëz të jenë bashkë, duhet të jenë të martuar.

“Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim”, deklaroi Salianji.

Gjithashtu Salianji tha se beson tek dashuria.

“Unë futem njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj”, tha ai.