Nga BBC

Një numër faqesh interneti përfshirë media, institucione, platforma online dhe aplikacione, në të gjithë botën, u bllokuan këtë të martë, për shkak të problemeve që prektën kompaninë kryesore të infrastrukturës së internetit, Cloudflare.

BBC shkruan se mijëra përdorues raportuan probleme me faqet si dhe shërbime të tjera.

Cloudflare tha në një deklaratë se kishte parë “një rritje të pazakontë të trafikut në një nga shërbimet e Cloudflare duke filluar nga ora 11:20”, gjë që kishte shkaktuar gabime në trafikun që kalon përmes rrjetit të saj.

“Ende nuk e dimë shkakun e rritjes së trafikut të pazakontë”, tha kompania, duke shtuar se të gjithë jemi të angazhuar për t’u siguruar që i gjithë trafiku të shërbehet
pa vështirësi.

Më vonë, ndërsa shumë shërbime interneti filluan të ktheheshin në normalitet, kompania tha se “kishte vendosur një ndryshim i cili ka rivendosur shërbimet e panelit të kontrollit”.

Në faqen e saj kryesore, X po shfaqte një mesazh për disa përdorues duke thënë se kishte një problem me serverin e saj të brendshëm, si rezultat i një “gabimi” që buronte nga Cloudflare.

Faqja e ChatGPT po shfaqte gjithashtu një mesazh gabimi që u thoshte disa përdoruesve: “ju lutemi zhbllokoni cloudflare.com për të vazhduar”.

Problemet me Cloudflare prekën edhe mediat në Shqipëri, rajon dhe Europë.