Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit të luajtura. Bie në sy se KF Tirana është bllokuar me tre sesione merkatoje për mos regjistruar futbollistë të rinj, kjo për shkak të borxheve të pashlyera ndaj ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve. Deri në shlyerjen e plotë të borxhit, KF Tirana e shumë problemeve, e sheh veten mos futet në tregun e transferimeve, të paktën për momentin.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 16, datë 10.09.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit”, thuhet në vendimin e Disiplinës për KF Tiranën.
Nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u pezullua me dy ndeshje edhe pse nuk u ndëshkua gjatë ndeshjes me Dinamon dhe kërkoi falje për reagimin e tij në fund të takimit. Vendimi u mor duke u bazuar në pamjet filmike, për gjestin antisportiv pas fitores së ekipit të tij kundër Dinamos.
Ndërkohë që gjoba dhe pezullime të shumta janë dhënë edhe në nivelet e tjera të futbollit në vend.
Vendimet e plota:
1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste antisportive që cënon reputacionin e sportit të futbollit, të evidentuara pas përfundimit të ndeshjes KF Vllaznia kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 13/2 të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. Zyrtari i FK Pogradeci, Bekim Kuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (psëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
8. Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
9. Zyrtari i FC Kinostudio U-19, Anjez Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i FC Kinostudio U-19, Arlent Duka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Lojtari i KF Shkodra U-19, Arlent Duka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. Flamurtari FC U-17, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
13. Laberia SK U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër FC Pepa U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
14. Zyrtari i Laberia SK U-14, Endri Mehmeti për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
15. Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
16. Lojtarja e KFF Gramshi, Allaoui Kenza, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
17. Lojtarja e KF Teuta Femra, Da Paixao De Souza Isabela, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
18. Lojtari i Luminessen, FSHF Sunday League, Redi Bixhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
19. Lojtari i Tirana e Re, FSHF Sunday League, Diego Braculla, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
20. Lojtari i Jata Market, FSHF Sunday League, Amarildo Kycyku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
21. Football Republic, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
22. AF Burreli U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Golden Boys U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
23. KSP Junior C, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Academy U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
36. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 16, datë 10.09.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
37. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Ayala Valdiveiseso Jesus David, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
38. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Coca Cola&Tepelena, Sunday League, Olsi Hylli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
39. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Klevis Gjoka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
40. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Kinostudio U-15, Rajan Ducellari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
41. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Ditmar Bicaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
42. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Ervis Çaco, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.




















