Kryeministri Edi Rama thotë se në 2026, do të fillojë indeksimi i pagave në sektorin publik.
Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo praktikë do të jetë e përvitshme.

“Ka një tjetër lajm të mirë në projektbuxhetin 2026. Është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel vendor, do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila e kombinuar me rritjen e përgjithshme, si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton 100 milionë euro, shumës që mandati i 4 do vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore. Tashmë Shqipëria është në një nivel tjetër”, theksoi ai.