Të enjten u zhvilluan 18 ndeshjet e raundit të katërt në fazën e ligës së Conference League.

Në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, Drita e Gjilanit fitoi 1-0 kundër Shkëndijës së Tetovës në derbin e shqiptarëve. Goli i Arb Manaj në minutën e 20-të vendosi tri pikët për kampionët e Kosovës, që marrin vendin e tetë në klasifikim. Dueli përkoi me vigjiljen e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe tifozët dhuruan spektakël me koreografitë. Gjergj Kastrioti, deklarata e Pavarësisë e 28 nëntorit 1912 apo Adem Jashari ishin disa nga figurat e zgjedhura në banerat gjigand në stadium.

Në Islandë, Breidablik ndali 2-2 Samsunspor, por sërish turqit mbajnë kreun me pikë të barabarta me Strasbourg. Rezultat surprizë në Firenze, aty ku Fiorentina humbi 0-1 nga AEK Athinë. Për grekët shkëlqeu Thomas Strakosha dhe dëshira më e re e Sylvinhos, Stavros Pilios, i cili u shpall më i miri i ndeshjes.

Në Sllovaki, Slovan Bratislava fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos. Ivan Balliu për spanjollët luajti vetëm 32 minuta, pasi u rrëzua keq me kokë në fushë pas një ndërhyrje, duke u detyruar të lërë sfidën.

Me nga 10 pikë, Samsunspor dhe Strasbourg mbajnë kreun, ndërsa mes tetë ekipeve më të mira janë edhe Celje, Shakhtar, Mainz, AEK Larnaca dhe Drita.

Conference League, e enjte 27 nëntor 2025 – raundi 4:

AZ Alkmaar 2-0 Shelbourne

Hamrun 3-1 Lincoln Red Imps

Lech Poznan 2-0 Lausanne

Omonia 2-0 Dynamo Kiev

Rakou 4-1 SK Rapid

Sigma Olomouc 2-1 Celje

Slovan Bratislava 2-1 Rayo Vallecano

Universitatea Craiova 1-0 Mainz

Zrinjski Mostar 2-1 Hacken

Aberdeen 1-1 Noah

Breidablik 2-2 Samsunspor

Drita 1-0 Shkëndija

Fiorentina 0-1 AEK Athinë

Jagiellonia 1-0 KuPS

Legia 0-1 Sparta Prague

Rijeka 0-0 AEK Larnaca

Shamrock Rovers 1-2 Shakhtar Donetsk

Strasbourg 2-1 Crystal Palace