Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ngritur shqetësimin e mungesës së ambienteve në institucionin që ai drejton.
Në seancë dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare për buxhetin, Biba tha ndër të tjera se jemi në kushtet e problematikave higjienike.
Ai u shpreh ndër të tjera se në institucion nuk ka tualete dhe 13 gratë që punojnë aty shkojnë në një tualet të përbashkët.
“Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49. Jemi në po të njëjtat ambiente.
Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më.
Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”, tha ndër të tjera Biba.




















