Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi për mes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me festën e 28 Nëntorit. Peleshi ka uruar ditën e Pavarësisë teksa shkruan se dokumentet themeluese të shtetit tonë janë busulla historike.
“Nga faqet që shkruan historinë, te dita që na bashkon të gjithëve! Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë.
Ato shënojnë momentet tona më të rëndësishme identitare dhe ambicien për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe europiane. Nderim për themeluesit tanë dhe rrugën shtetformuese që ata shtruan me vizion e guxim. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Peleshi.




















