Pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës në Bashkinë e Vlorës, kandidatura e Partisë Socialiste, Bruna Mersini, ka rezultuar fituese në garën për kreun e bashkisë. Në fjalën e saj pas mbylljes së procesit, Mersini u shpreh se rezultati është një dëshmi e qartë e mbështetjes së qytetarëve vlonjatë dhe se fitorja e saj është rezultat i pjesëmarrjes dhe besimit tek ekipi socialist.
“Absolutisht po. Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS. Gjithmonë gara është garë, kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë koleg në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi.”, tha Mersini pas shpalljes së rezultatit.




















