Forca Ajrore i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një qytetar nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, krahas videos, ka shkruar: ” Mirëmëngjes me këtë video vendosmërie dhe guximi nga djemtë tanë të Forca Ajrore, në përgjigje të thirrjes së emergjencës, ku reagimi në kohë shpëton jetë!”