Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Emral Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zvicër, kanë bërë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Me këtë zhvillim të ri, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, kujtojmë këtu që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur vendosi të japë dorëheqjen.
Dredha emërohet zyrtarisht në detyrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i qeverisë.
			



















