Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton në SHBA, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.
Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të stolisur me një mori flamujsh kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilët valviteshin krah flamujve amerikanë.
Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bebe Rexha, e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për rrënjët e saj shqiptare, duket se edhe këtë herë ka dashur të ndajë me publikun krenarinë që ndjen për origjinën e saj.
Flamuri kuq e zi nuk është i panjohur as për artistët e huaj me famë botërore.
Reperi i njohur Drake publikoi një vit më parë një këngë, ku shihej i veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit shqiptar. Në të njëjtën këngë, ai madje përmend edhe Prishtinën”.




















