Aktivistja Evi Kokalari ka ironizuar protestën e Partisë Demokratike të mbajtur një ditë më parë përpara kryeministrisë, të cilësuar si një “Foltore” paralele me Kuvendin, por që mblodhi një grusht militantësh.
Në një reagim në rrjete sociale, Kokalari shënjestron Sali Berishën, teksa thotë se ka mbetur me 50 mbështetës ndërkohë që ka shpenzuar rreth 8 milionë dollarë për të mbrojtur familjen e tij nga non grata amerikane. Sipas Kokalarit, jo vetëm kaq, por ai mund të rrezikojë që edhe të sanksionohet nga Departamenti i Thesarit.
Më tutje, me ironi, ajo shkruan se kjo është trashëgimia politike që do lërë kryedemokrati.
Nëse Sali Berisha do ti kishte ndenjur i vërtet asaj që premtoi në 2021, sot do të ishte kryeminister dhe shanset ishin, ‘non-grata’ do ti hiqej. Por morri mënd e injorantëve që e rrethojnë si strategu i Hasit apo doktori tjetër i pesës që ka intelektin e një gjinkalle, dhe sot, mbas katër vjetësh, përveç lejes së Kullës së Malit, arriti të mbaj dhe 50 mbështetës, ndërkohë që harxhoi gati $8 milion për të çliruar familjen nga sanksionet famëzezë por në vënd që t’i hiqen, i ka hapur (mundësisht) dyert dhe sanksioneve nga Departamenti i Thesarit. Ja, kjo është trashëgimia politike që Sali Berisha do lërë prapa! Fatkeqësi për atë Shqipëri që realisht nuk e meriton!!”, shkruan Kokalari.
Për shifrën rreth 8 milionë dollarë, aktivistja i referohet kontratës lobuese 6 milionë dollarëshe të PD-së me me “Continental Strategy”, të firmosur nga Flamur Noka me Carlo Trujillo, në cilësinë e presidentit të kompanisë amerikane, i cili ka qenë shef i kabinetit të Marco Rubios dhe 1.6 milionë dollarësh që u pagua për konsulencën amerikane për fushatën e 11 majit dhe Chris LaCivita-s.




















