Lando Norris me McLaren do niset i pari në garën e Las Vegasit. Piloti britanik ia doli të sigurojë kohën më të mirë në kualifikuese me kohën 1 minutë, 47 sekonda e 934 të mijëtat, duke marrë një asist të konsiderueshëm në garën për titullin kampion, tre gara nga fundi i sezonit.
Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që kompleton kështu vijën e parë të nisjes. Në vendin e tretë spanjolli Carlos Sainz me Williams, ndërsa britaniku George Russell me Mercedes do ta nisë garën nga vendi i katërt.
Provat zyrtare u zhvilluan në një pistë të lagur për shkak të shiut. Pilotët i nisën ato me gomat për pistë të lagur dhe i mbyllën me gomat e ndërmjetme, por për fat nuk pati incidente të mëdha, paçka se provat u ndalën në disa raste.




















