Në Spitalin Universitar të Traumës, u trajtua me sukses një frakturë e qafës së femurit me cist unikameral tek një pacient 13-vjeçar.

Ndërhyrja u krye me teknikë mini-invazive, nën kontroll të vazhdueshëm të aparaturës C-ARM për saktësi maksimale intraoperative duke ruajtur vaskularizimin dhe zonën e rritjes së kockës, për një shërim të shpejtë dhe të sigurt.

Falë profesionalizmit të mjekëve tanë dhe teknikave bashkëkohore kirurgjikale në trajtimin e patologjive tek fëmijët, u sigurua stabiliteti i menjëhershëm kockor dhe rezultati i duhur për pacientin.