Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë.

Pjesa më e madhe janë dënuar gjithashtu edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje apo prodhim të armëve pa leje.

Dënimet e dhëna nga GJKKO

Për secilin prej të pandehurve, Gjykata vendosi dënime të ndryshme në varësi të veprave penale të kryera:

Arlind Ismajlukaj – 9 vite e 4 muaj burg (pas zbritjes së 1/3 së dënimit)

Gezim Çelaj – 10 vite burg

Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj burg

Armando Mema – 8 vite burg

Dritan Metaj – 8 vite burg

Ben Dalipaj – 8 vite burg

Besnik Brokeri – 8 vite burg

Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite burg

Selami Lushkaj – 8 vite burg

Ksenofon Bodo – 8 vite burg

Kyrylo Ponomarenko – 8 vite burg

Kostiantyn Biellon – 8 vite burg

Armando Papa – 8 vite burg