Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojnë rekursin e Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë, ku parashikohej ndërtimi i një resorti turistik që kishte përfituar statusin e investitorit strategjik.
SPAK kishte vendosur dy herë mosfillimin e procedimit penal, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte urdhëruar që të hetonte kallëzimin e Fredi Belerit, duke argumentuar se kishte elemente që ngrihnin dyshime të arsyeshme për konsumim të veprave penale dhe konflikt interesi.
SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, i cili, ndryshe nga Shkalla e Parë, i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme.
Tashmë, Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni, në seancën gjyqësore të së hënës, la në fuqi vendimin e Apelit, duke vendosur që çifti Xhaçka-Gaçi të mos hetohet.




















