Vijon gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë periudhës së luftës, Christopher Hill, ka dëshmuar në mbrojtje të Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot është dita e dytë e dëshmisë së tij në Hagë.

Në ditën e parë, atë e mori në pyetje avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi, Lluka Mishetiq.

“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, ka dëshmuar ndër të tjera Hill.