Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherazi zv.kryeministre njofton hapjen e linjës së re ajrore Tiranë-Heraklion.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Balluku shprehet se kjo ‘ura e re’ mes Shqipërisë dhe Kretës, do t’i shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

“Tiranë – Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.

TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit“, shkruan Balluku.