Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu këtë të martë, më 11 nëntor, me kryetarët e degëve të kësaj force politike. Në fjalën e tij, Berisha u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama arrestoi liderët e opozitës para zgjedhjeve, duke iu referuar kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe vetes së tij, me qëllim për të fituar zgjedhjet.