I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë.
Në vitin 2016, avokati i tij, Alban Bengasi, paraqiti një raport nga Spitali i Burgut, sipas të cilit Taullai ndodhej në “gjendje tepër të rëndë shëndetësore” për shkak të një “sindromi koronar akut”.
Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet për të fituar lirinë.
Taullau nuk e la me kaq, ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, e cila më 29 qershor, vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës për lirim të anëtarit të së ashtuquajturës “Bandë e Durrësit”
“Gjykatat e themelit kur gjykojnë kërkesa që kanë të bëjmë me mbrojtjen e së drejtës themelore të jetës, nuk mund të përdorin arsyetimin e rasteve analoge për të vendosur rrëzimin e kërkesës me objekt të tillë, pasi çdo rast është i lidhur me kushtet shëndetësore, gjendjen e të sëmurit, dhe rrethanat e tjera personale dhe të veçanta që ndryshojnë rast pas rasti”.
Taullai nuk u e shijoj lirinë për shumë vite. Pavarësisht se emri i tij nuk u lakua shpesh në ngjarje kriminale, ai në vitin 2023 u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.
Rastet e lartëpërmendura tregojnë se sistemi i drejtësisë, i cili duhet të jetë një forcë për të mbrojtur shoqërinë, po shfrytëzohet si një mekanizëm çlirimi për individë që vazhdojnë të kontribuojnë në thellimin e krimit të organizuar.
‘Në përgjithësi thashë që gjykata është referuar dhe ka marre si provë formatin, raportin e stafit të burgut dhe kur raporti ka qenë negativ, ka pasur raste shumë të rralla që gjykatësi ka miratuar liri me kusht se nuk ka qenë i miratuar nga ana e stafit’ u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve




















