Ylli Zalla është pronari i shtëpisë ku dhe forcat RENEA zbuluan gjatë orëve të fundit arsenalin e armëve të zjarrit dhe minave.
Zalla, dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në atentatin e përgjakshëm të 11 nëntorit në Rinas ku u vra me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Muçi Shaljani.
Deri më tani dyshohet se ky shtetas të ketë furnizuar me armë autorët e kësaj masakre. Gjithashtu, burime për mediat bëjnë me dije automjeti tip “Toyota” i i cili u përdor nga atentatorët ditën e ngjarjes dyshohet të ketë dalë nga banesa e Zallës.
Në banesën në pronësi të shtetasit Ylli Zalla janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.
Konkretisht: 3 kallëpë tritol;
sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
Ky shtetas nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në prill të 2014 ky shtetas ka rënë sërish në pranga dhe njihet në zonë si një person problematik, sa i përket përplasjeve me pronarët e fabrikës së çimentos, trafikut të drogës apo dërgimit të xhihadistëve në Siri.
Edhe në vitin 2011 këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan 166 kallëpe tritoli me nga 400 gramë secila, 10 mina kundratank, qindra fishekë dhe armë.
Njoftim i plotë i Policisë:
Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.




















