“Protesta Kombëtare” e Sali Berishës u katandis me 300 vete! Por Sali Berisha nuk ka faj.

Në shtator 2021 kur ai u rebelua, ai gënjeu, por ata (shumica e demokratëve) e besuan gënjeshtrën, sepse iu pëlqeu si ai gënjen. Aaaa, thoshin, i madh, ku i gjen, si i shpik (rrenat).

Berisha shpifi, por atyre iu pëlqeu si shpifte. Aaaaa, thoshin, artist është, për regjisor hollivudi, ku i shkon mendja. Iu dukej alamet argëtimi.

Sali Berisha akuzoi pa limit e pa moral secilin person që i doli para dhe i tha se rruga jote është rruga e katastrofës afatgjatë. E atyre, shumicës, iu pëlqeu ai imoralitet, iu pëlqeu ajo çthurje mendore, prandaj edhe i thonin, doktor mposhti, spastroji, dëboji, tradhëtarët dhe të shiturit.

Berisha është frojdjan, ua ushqeu instiktet për dhunë e poshtërim të tjetrit, ua kënaqi atë dëshirën perverse për të fyer bashkëpartiakët që mendojnë ndryshe. Ua thjeshtëzoi shpjegimin për ngjarjet; jemi unë dhe ju, dhe përballë janë armiqtë, tradhëtarët, të shiturit, janë ata që prej radhëve tona të cilët i shërbejnë armikut. Dhe i mobilizoi qelizat e “shumicës” demokrate që të kthehen në antitrupa e ta mbysin “virusin”, trupin e huaj.

Dario Fabbri në një prononcim deklaroi se nuk është Trump që ka krijuar atë Amerikën, është Amerika që ka krijuar Trumpin, e nuk është Putini që e ka krijuar Rusinë, është Rusia që e ka krijuar Putinin. Edhe këtu nuk është Sali Berisha që e ka krijuar atë PD, është ajo PD e ajo “shumicë e demokratëve” që e ka krijuar Sali Berishën. Ka krijuar monstrumim e vet, atë që shan, shpif, trillon, gënjen, u kënaq instiktet dhe mpdban në këmbë botëkuptimet e asaj partize./Javanews