Eshtrat e tre pengjeve që u dorëzuan një ditë më parë nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin izraelitëve. Times of Izrael raportoi lajmin duke cituar autoritetet përgjegjëse për identifikimin e trupave.
Hamasi ende nuk i ka dorëzuar të gjithë trupat e pajetë të pengjeve, dhe ka kërkuar kohë për të kërkuar nëpër rrënojat e Gazës në shkatërruar nga lufta dy vjeçare. Dorëzimi i eshtrave të një pengu që ishte marrë më herët nga Izraeli shkaktoi indinjatën e këtij të fundit pak ditë më parë. Si rrjedhojë, Benjamin Netanahu nisi një sulm ndaj Hamasit, duke e akuzuar se ka shkelur marrëveshjen e dakordësuar.
Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të armëpushimit, në fuqi në Gaza që nga 10 tetori. Natën midis 28 dhe 29 tetorit, Netanyahu urdhëroi bastisje të reja në Rrip, duke rezultuar në të paktën 104 viktima civile, përfshirë 46 fëmijë.
Më 29 tetor, ushtria izraelite njoftoi qëllimin e saj për të rivendosur armëpushimin, vetëm për të nisur bastisje të reja më vonë.
Hamasi ende nuk i ka kthyer trupat e 11 pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor dhe të cilat vdiqën në robëri.




















