Anis Mehmeti po kalon një periudhë të mirë te Bristol City, teksa në sfidën e fundit ndaj Swanseat dhuroi 3 asiste dhe u përfshi në formacionin e javës në Championship.
“Çfarë më frymëzon- Eden Hazard, Neymar dhe Philippe Coutinho ishin lojtarët e mi të preferuar në vegjëli. Jo se u ngjaj, por më pëlqenin t’i shikoja. Futbolli është argëtim. Këta lojtarë argëtonin tifozët dhe fitonin ndeshjet, dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Unë dua të fitoj dhe të tregoj se jam i aftë ta bëj këtë.“
“Unë shikoj shumë futboll, veçanërisht Premier League. Shokët e skuadrës më ngacmojnë për këtë, por unë kam qenë gjithmonë i tillë. Futbolli më ka dhënë shumë dhe e dua atë.”




















